Gjykata dënoi Menduh Thaçin për keqperdorim të pozitës zyrtare me 3 vjet burg. Bedredin Ibrahimin me 4 vjet e 6 muaj. Vllatko Sajkovskin me 3 vjet. Sasho Srcevin me 3 vjet. Aneta Stefanovskan poashtu me 3 vjet burg. Sasho Mijallkovin si nxitës të veprës penale e dënoi me burg prej 3 vitesh.
Të gjithë të dënuarit duhet ta paguajnë dëmin material. Dënimin nuk e dëgjoi personalisht vetëm Menduh Thaçi, ndërsa Sasho Mijallkov, Bedredin Ibrahimi, Sasho Srcev, Aneta Stefanovska dhe Vllatko Sajkovski ishin prezent. Gjykatësi Ognen Stavrev tha se gjatë marrjes së vendimit i ka marrë parasysh të gjithë rrethanat rënduese dhe lehtësuese.
Tha se Mijallkovi ka përdorur fuqinë politike për të kërkuar shërbim nga Menduh Thaçi i cili kishte ndikim tek Bedredin Ibrahimi, anëtari i KSHZ së i cili votoi për anulimin e një vendvotimi gjatë zgjedhjeve në Strumicë. Gjykatësi Ognen Stavrev kujtoi se ish anëtarët e KSHZ-së nga VMRO – ja kanë patur përgjegjësi ta mbrojnë ligjin, ndërsa ata e kanë manipuluar.
Sipas akuzës, tashmë të dënuarit janë marrë vesh për të prishur një vendvotim në Strumicë ku kandidonin Zoran Zaev dhe Vasill Pishev edhe pse skishte bazë ligjore ose parregullsi. Gjykimi për këtë rast zgjati më shumë se një vit. /Klan Maqedoni/