Kryeministri Edi Rama ka vendosur të marrë vetë në dorë drejtimin e platformës së bashkëqeverisjes duke e kthyer një takim periodik publik atë të prezantimit të shifrave të rasteve të denoncuara dhe të zgjidhura përmes saj.

Kryeministri këmbëngul se aksesi që ky portal i krijon qytetarëve është shumë më i madh se çdo mik apo zarf ryshfeti që mund të përdorin për të zgjidhur problemet me administratën.

Bashkëpunimi qytetar, Rama është i bindur se do të mundësojë dhe përmbushjen e premtimit për pastrimin e administratës nga të korruptuarit dhe të paaftët.

Ankesat më të shumta vazhdojnë të jenë për zyrat hipotekore, ALUIZNI-n dhe Sigurimet Shoqërore.

Tv Klan