Grisilda Malecaj, një qytetare nga Lezha tregon se nuk mundet të regjistrojë pronën e babait, që e ka fituar me AMTP në vitin 1996.

“Kam një problematikë me pronën time. Prona ndodhet në Shehër të Lezhës, kjo pronë është në emër të babait tim, 2 dynymë e 100 metra katrorë. Është ndarë në vitin 1996 të 7501. Shkoj te Kadastra e Lezhës për hipotekimin, për certifikim e pronësisë. Kadastra më thotë që ti nuk ke aktin e marrjes së pronës, origjinalin. Iu drejtova emisionit “Stop” sepse nuk arritja të gjej një zgjidhje. Është faji i institucionet sepse letrat flasin, është akti i marrjes së tokës në dorëzim së bashku me gjithë planin e nivelimit dhe është kartela e pasurisë, faqja e regjistrit që thotë përshkrim i veçantë origjinalja e kontratës së AMTP ndodhet pranë zyrës së Kadastrës”, tha denoncuesja.

Për shkak se nuk gjendet AMTP origjinale, Kadastra nuk e regjistron. Qytetarja dyshon, se AMTP origjinale e kësaj prone është zhdukur në zyrat e institucioneve, ndaj i është drejtuar edhe prokurorisë, e cila nuk e ka nisur procedimin, pasi e konsideron një problem administrativ.

Për këtë rast është marrë në pyetje edhe ish-drejtuesi i Kadastrës së Lezhës, i cili ka shpjeguar se AMPT-të si të rregullta dhe ato të parregullta janë marrë në dorëzim nga ish-ZRPP që para 20 viteve.

Megjithëse në tërësi institucionet vendore janë shprehur mbi vërtetësinë e kësaj prone, nuk dihet, se pse Kadastra nuk ka lëshuar dublikatë dhe më pas ta certifikojë këtë pronë./tvklan.al