Deputetët e opozitës do të jenë të gjithë në Kuvend në seancën plenare të kësaj të enjteje. Në këtë seancë, çështja kryesore që do të diskutohet është projektligji “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2023”.

Të pranishëm do të jenë edhe deputetët e Partisë Demokratike që u përjashtuan pas tensioneve në parlament dhe djegies së karrigeve. Më herët, Gjykata Administrative e Tiranës ka shfuqizuar vendimin për përjashtimin e 24 deputetëve të Partisë Demokratike nga seancat plenare.

Sekretariati i Etikës dënoi Gazment Bardhin, Flamur Nokën dhe Bledion Nallbatin me përjashtim 60 ditë nga Kuvendi, 10 ditë për Edi Palokën dhe me 40 ditët, 20 deputetët e tjerë.

Pas vendimit të Gjykatës Administrative, reagoi kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

“Është rasti i parë në histori që deputetët e opozitës dënohen me një rregullore që e kishte shfuqizuar Gjykata Kushtetuese dhe duke injoruar vendimin e saj për t’i konsideruar masat e përjashtimit si jo proporcionale”, thuhet ne reagimin e Bardhit në rrjetet sociale.

Klan News