Seanca plenare ku është vendosur të diskutohet dhe do t’i nënshtrohet votimit të projektbuxhetit do të zgjasë 2 ditë, më 18 dhe 19 nëntor. Kryetarja e Kuvendit përmes një video thekson rëndësinë që ka për vendin, buxheti i 2025.
Ajo siguron se ai është hartuar, do të shqyrtohet e do të miratohet nëpërmjet një procesi të hapur, transparent e gjithëpërfshirës, me kontributin e të gjithë aktorëve politikë e shoqërorë.
Spiropali u kërkon qytetarëve të jenë pjesë aktive e procesit të shqyrtimit të projektbuxhetit, pasi siç thotë “buxheti nuk është i qeverisë dhe i Kuvendit, është buxheti për qytetarët”.
Tv Klan