Demokratët kanë lënë mënjanë mosbindjen civile për t’iu rikthyer normalitetit të jetës parlamentare, të paktën deri në fund të diskutimeve të projekbuxhetit për vitin 2025. Vendimi u mor në mbledhjen e grupit, teksa në komisione mazhoranca ka nisur e vetme shqyrtimin e Librit të Financave të sjellë nga qeveria për diskutim dhe miratim.

“Grupi parlamentar do jetë i angazhuar në një përballje intensive me mazhoracën gjatë gjithë procesit të diskutimit të projekt buxhetit 2025. Ky është buxheti i Belinda Ballukut që për 3 rrugë dyfishon fondet që t’i fusi në xhep, është buxheti i Erion Veliajt që të vjedhë me bashkë me drejtorët e tij, që gjysmat i ka në burg. Ne do t’i tregojmë shqiptarëve që ky nuk është buxheti i tyre.”

Bardhi nuk la pa komentuar edhe thirrjen e Ambasadorit të BE-së në Tiranë, i cili pak ditë më parë ftoi opozitën t’i kthehet jetës parlamentare.

“Është vendimmarrje e Ramës për të nxjerrë nga Kuvendi opozitën ndaj ata që deri dje i bënin thirrje opozitës të jenë brenda Parlamentit, uroj shumë që të gjejnë guximin dhe ti bëjnë thirrje Edi Ramës të lejojnë opozitën e bendit, të bëjë detyrën e përgjegjësinë e vendit. Rama është frikacak, nuk e do opozitën në Kuvend. Cilido që është këtu për t’i shërbyer interesit europian të Shqipërisë duhet tu thotë shqiptarëve të vërtetën.”

Me uljen në komisione, demokratët pritet të depozitojnë edhe propozimet e tyre për projektbuxhetin e vitit 2025.

Tv Klan