Një delegacion i Bundestagut gjerman janë takuar në Tiranë me deputetin socialist Taulant Balla, me të cilin kanë biseduar për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.
Në përfundim të këtij takimi, deputetët gjermanë shprehën mbështetjen e tyre për Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Delegacioni i Bundestagut vlerësuan rikthimin e opozitës në Kuvend dhe theksuan se puna e Parlamentit do të jetë vendimtare në rrugën drejt integrimit europian.
“Partia Socialdemokrate (gjermane) do të bashkëpunojë për të inkurajuar vendimmarjen pozitive për Shqipërinë për integrimin europian. Ne përshëndesim progresin që ka bërë Shqipëria në veçanti në lidhje me Reformën në Drejtësi që ishte kusht i BE dhe jemi të gëzuar që shohim Parlamentin e ri, pozitën dhe opozitën që duhet të bashkëpunojnë për të krijuar institucione të forta.
Jemi gjithmonë të kënaqur që do vazhdojmë bashkëpunimin midis fraksioneve simotra socialiste. Puna e parlamentit është shumë e rëndësishme në periudhën që do vijë sidomos për integrimin në BE, dhe jemi të kënaqur që PS do vazhdojë punën e tyre në këtë 4-vjeçar. Jemi të bindur që procesi i integrimit është i rëndësishëm. Integrim do të thotë që Shqipëria do të ketë zhvilluar pjesën e ekonomisë dhe do ketë arritur standarde që do jenë në të mirë të shoqërisë”, u shprehën deputetët gjermanë. /tvklan.al