Deputeti i PS, Musa Ulqini, duke folur për paketën anti-shpifje, tha se qëllimi i këtij ligji është që të rregullojë veprimtarinë e mediave online, portaleve.
Por ai shtoi se nuk pretendohet që Këshilli i Ankesave të zgjidhin problemin e të gjitha portaleve, por kjo synon që të ndërgjegjësojë dhe të vendosë rregulla në këtë fushë mediatike online.
“Vërtetë e besoni ju që 5 veta që do ketë Këshilli i Ankesave do të zgjidhë problemin e 800 portaleve? 5 veta, askush nga këtu as jashtëm nuk dua ta mendojë që do zgjidhë problemet e portaleve. Thelbi i projekt ligjit synon që përmes këtyre rregullimeve të vendosë rregulla në këtë fushë të parregulluar”.
Ndërkohë pedagogu i gazetarisë Mark Mark dhe gazetarja Fatjona Medini shprehet se ky ligj tenton të intimidojë gazetarët. /tvklan.al