Ishin mbi 58 mijë austriakë që vizituan Shqipërinë vitin e kaluar me një rritje të fortë prej 55%. Por sipas mediave austriake ky trend është edhe më i lartë në 2024-ën. Në një shkrim të gazetës “Der Standard” thuhet se Shqipëria është kthyer një nga destinacionet më të kërkuara në rajon nga pushuesit europianë.

Nëse Mynihu është destinacioni i parë për shkak të kampionatit Europian, pas tij rritjen më të madhe të vizitorëve e ka Tirana e cila ka lënë pas Nisën, Korfuzin dhe Stambollin.

“Der Standard” shkruan se plazhet shqiptare janë bërë tërheqëse për shkak të çmimeve të lira dhe panoramës që ofrojnë. Gazeta austriake shkruan se turizmi në Shqipëri ka njohur një rritje të fuqishme.

Numri i fluturimeve është dyfishuar në krahasim me vitin 2019. Në shkrim nënvizohet edhe trendi i zgjerimit të sezonit turistik pasi pushuesit kanë nisur të frekuentojnë më herët vende të tilla.

Klan News