Carlo Ancelotti është rikthyer të flasë për Milanin dhe situatën e vështirë me të cilën po përballen kuqezinjtë.

Tekniku i Real Madrid, deklaroi për “Dribbling” se largimi i Paolo Maldinit ishte një gabim i madh nga drejtuesit.

Ancelotti shprehu keqardhje për eliminimin e Milanit në Champions, duke thënë me shaka se ai i ndihmoi në përballjen ndaj Real Madrid. Ai foli edhe për një kalim të mundshëm te Roma.

“Largimi i Maldinit është largim i një pjese të historisë. Paolo përfaqëson Milanin. Ata bënë gabim duke e larguar atë. Shpresoja që skuadrat italiane të shkonin më tej në Champions League. Ne u mposhtëm nga Milani dhe i ndihmuam ata.

Roma? Kam kujtime të mrekullueshme me verdhekuqtë. Nuk e di cila do të jetë e ardhmja ime. Tani jam i lumtur te Real Madrid. Kam një kontratë dhe nuk mund të punoj si tarjner gjithë jetën time”, deklaroi Ancelotti.  

/tvklan.al