Real Madrid u mposht me përmbysje në transfertë nga Real Betis, me rezultatin 2-1, në ndeshjen e javës së 26-të në La Liga.
Humbje e hidhur për madrilenët, në garën për titullin kampion. Skuadra e Ancelottit e nisi ndeshjen shumë mirë, duke kaluar në avantazh pas 10 minutave lojë me Brahim Diaz.
Megjithatë vendasit reaguan mirë dhe barazuan shifrat me Johnny Cardoso në minutën e 34-t. Në pjesën e dytë, ishte një “ish” që ndëshkoi miqtë.
Isco u tregua i saktë nga pika e penalltisë, duke shënuar golin e përmbysjes dhe të fitores për Real Betis.
Me këtë humbje, Real Madrid mbetet në vendin e dytë me 54 pikë, po aq sa Barcelona e vendit të parë, me katalanasit që kanë mundësinë e shkëlqyer për tu shkëputur. Reali mund të zbresë në vendin e tretë, në rast se Atletico Madrid, e cila ka 53 pikë, fiton ndaj Atheltic Blibao.
/tvklan.al