Nico Williams ishte një nga emrat më të përfolur në merkaton e verës. Sulmuesi i majtë, ishte objektivi kryesor i Barcelonës, por një marrëveshje mes palëve nuk u arrit kurrë.
Spanjolli ka folur për herë të parë për zërat e merktos, duke thënë se bashkë me familjen, vendosën që të qëndrojë te Bilbao, të paktën edhe për një sezon. Ai theksoi se klubi i Athletic Bilbao, do të thotë shumë për të, pasi i ka dhënë gjithçka.
“Atheltic Bilbao do të thotë shumë për mua. Unë jam këtu që në moshën 11-vjeçare. Qëndrimi këtu ishte një vendim i përbashkët me familjen time, disa gjëra që u thanë ishin të vërteta dhe të tjera ishin gënjeshtra. Athletic gjithmonë peshon më shumë, këtë e kam treguar. Zemra ime është Bilbao, jam shumë i lumtur këtu, është vendi më i mirë për t’u rritur, duhet të tregoj veten të jem më i mirë, Athletic është gjithçka, më ka dhënë gjithçka mua dhe familjes time. Kam pasur oferta për të bërë gjëra të tjera që do t’i kishte bërë një lojtar tjetër, por kam vendosur të qëndroj të paktën edhe një vit.”, deklaroi Williams.
Sulmuesi 22-vjeçar ishte një nga më të spikaturit në Europian me Spanjën, së bashku me Lamine Yamal dhe për këtë arsye, presidenti i Barcelonës kërkonte ta afronte, por nuk ia doli dot. /tvklan.al