Mbrojtja e grave dhe vajzave nga fenomeni i dhunës kërkon përfshirjen e një sërë aktorësh. Kështu u shpreh Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali gjatë konferencës “Femicidi, Problemi social përtej statistikave”.

Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë: Qeveria shqiptare miratoi strategjinë kombëtare për barazinë gjinore 2021-2030 e cila adreson luftën kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunën në familje. Ngritja e strukturave të posaçme dhe fuqizimi i kapaciteteve të profesionistëve, fushatat ndërgjegjësuese edhe eleminimi i steriotipeve gjinore janë veprime të dobishme për të sensibilizuar shoqërinë për mbrojtjen e grave dhe vajzave nga dhuna.

Ndërsa Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato nënvizoi se fenomeni i dhunës duhet të marrë fund, e sidomos ndaj grave dhe vajzave.

“Fakti që Shqipëria po bën hapa pozitive për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duhet të na kujtojë se ky anëtarësim nuk është thjesht një proces rregullator apo miratim ligjesh, por ka të bëjë me një transformim shoqëror dhe mbi të gjitha dhuna ndaj grave nuk duhet të egzistojë,” tha Silvio Gonzato, Ambasador i BE në Shqipëri.

Për dhunën ndaj grave përcollën mesazhet e tyre edhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Avokatja e Popullit.

Albana Koçiu, Ministre e Shëndetësisë: Zgjidhje më e efektshme për të luftuar femicidin është të luftojmë ndaj arsyeve që e motivojnë këtë fenomen siç janë rolet gjinore dhe steriotipet.

Erinda Ballanca, Avokate e Popullit: Sigurisht kjo ministri ka një rol kyç në avancimin në çështjet e barazisë gjinore në vend.

Në 76-vjetorin e shpalljes së Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, Presidenti Bajram Begaj e konsideron si udhërrëfyese dhe frymëzuese për avancimin e të drejtave dhe lirive njerëzore.

Klan News