Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka kallëzuar penalisht në SPAK deputetin demokrat Bledjon Nallbati.
Sipas kallëzimit të grupit parlamentar të PS-së, Nallbati ka konsumuar veprën penale “goditje për shkak të detyrës” gjatë seancës plenare të ditës së hënë ndaj deputetit socialist, Vullnet Sinaj.
Sjellim në vëmendje se seanca plenare e Parlamentit të së hënës nisi me tensione dhe degjeneroi në përplasje fizike. Opozita, ashtu siç kishte paralajmëruar, mbajti të bllokuar për disa minuta foltoren e Kuvendit.
Protagonist i konfliktit ishte deputeti demokrat Bledjon Nallbati, i cili pasi i mbylli mikrofonin socialistit Vullnet Sinaj, tentoi ta godasë atë me grusht. Kaq mjaftoi që seanca të ndërpritej dhe ndaj Nallbatit të merret masa e përjashtimit.
“Ndaj deputetit Bledjon Nallbati merret masa disiplinore e përjashtimit nga seanca plenare”, tha Nikolla.
Në video: Tensionet në Kuvend, grushte mes deputetëve të PS dhe PD (30 Tetor)
Kujtojmë se ditën e djeshme, Sekretariati për Procedurën, Votimin dhe Etikën ka vendosur të përjashtojë për 10 ditë nga punimet e parlamentit deputetët demokratë Bledjon Nallbati, Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi për shkak të tensioneve në seancën plenare të së hënës.
Kallëzimi penal i grupit të PS-së ndaj deputetit demokrat, Bledjon Nallbati:
/tvklan.al