Zyrtarët holandezë dhe izraelitë kanë dënuar një seri sulmesh mbi tifozët izraelitë të futbollit që ndodhën gjatë natës në Amsterdam.
Mbështetësit e Makabi Tel Aviv u sulmuan në kryeqytetin holandez pasi ekipi i tyre ndodhej aty për një ndeshje të vlefshme për Europa League kundër Ajaksit.
Policia në Amsterdam ka arrestuar të paktën 57 persona.
Në rrjetet sociale janë publikuar disa pame të sulmeve të dhunshme ndaj izraelitëve në rrugë. Siç shkruan BBC po ashtu disa persona kanë hyrë në hotele të ndryshme në kërkim të tifozëve të Makabit.
Telashe në lidhje me këtë sfidë kishte pasur që para se të niste ndeshja mes tifozëve të Makabit dhe protestuesve pro-palestinezë. Mediat shkruajnë se tifozët hodhën fishekzjarrë dhe tërhoqën një flamur të Palestinës.
Kryeministri holandez Dick Schoof i dënoi sulmet antisemitike. Nga ana tjetër edhe kryeministri izraelit reagoi dhe tha se dy avioni janë dërguar në Amsterdam për të tërhequr tifozët e prekur./tvklan.al
⚡️BREAKING: Maccabi Tel Aviv hooligans are getting attacked right now in the Netherlands after ignoring the minute of silence for Valencia victims and singing racist chants about extermination of Arabs.
— Suppressed News. (@SuppressedNws) November 8, 2024
Dutch Moroccans are making them aware that this isn’t Israel. pic.twitter.com/LKJEkgHgLu