Dhuna ndaj tifozëve izraelitë në Amsterdam pas një ndeshje futbolli mes Ajaksit dhe klubit izraelit Maçabi ka detyruar kryeministrin Benjamin Netanjahu të marrë masa të menjëhershme. Ai ka urdhëruar dërgimin e dy avionëve në Amsterdam për të bërë të mundur evakuimin e tifozëve.

Kryebashkiaku i Amsterdamit, Femke Halsema bëri të ditur se tifozët izraelitë ishin sulmuar dhe keqtrajtuar duke detyruar policinë që të ndërhynte.

Kryeministri holandez Dick Schoof dënoi sulmet ndaj tifozëve, të cilat ai i quajti plotësisht të papranueshme. Schoof e siguroi Netanyahun  gjatë një bisede telefonike se autorët do të identifikohen dhe ndiqen penalisht.

Presidenti Isaac Herzog ishte në mesin e politikanëve të lartë izraelitë që dënuan sulmin dhe e paralelizoi atë me sulmet e tetorit nga grupi militant Hamas ndaj Izraelit. Policia e Amsterdamit ka nisur një hetim për incidentet dhe ka arrestuar deri më tani 62 persona.

Klan News