Inter gati ta lërë të lirë me parametra zero, Ajax shfaq interes
Mesfushori i Interit, Christian Eriksen është i tunduar për rikthimin te Ajax, aty ku mund të luajë me defibrilator në zemër. 29-vjeçarit me shumë gjasa nuk do t’i lejohet të luajë në Seria A, pasi në Itali, që prej vitit 2017 nuk është e lejuar me protokoll që lojtarët që kanë të impantuar defibrilatorin në zemër të luajnë. Por, mesfushori ka të drejtë të luajë në divizionet e tjera të Evropës, siç është Holanda, aty ku kërkohet nga ish-skuadra e tij, Ajax.
Sipas mediave italiane, Inter është i hapur ta lejojë danezin të largohet vetëm që të shpëtojë nga paga prej 7.5 milionë euro në vit dhe në këmbim nuk do kërkojë asgjë. Edhe vetë futbollisti është duke konsideruar rikthimin te Ajax, por vendimin përfundimtar do e marrë në verë. Eriksen ra pa ndjenja në ndeshjen e Europianit të këtij viti, Danimarkë-Finlandë dhe fatmirësisht në fund arriti të shpëtoi nga vdekja. Danezi nuk do ishte futbollisti i parë me probleme në zemër në radhët e Ajaksit, pas mbrojtësit Dalej Blind.
Klan News