Chelsea është gati që ta shpërblejë Cole Palmer për paraqitjen e tij befasuese duke i rritur pagën, pasi e shikon si pjesë të rëndësishme të projetkit për dekadën e ardhshme.
22-vjeçari u transferua për një shumë prej 42.5 milionë paundesh në “Stamford Bridge” nga Manchester City në verën e 2023-it, ndërsa në 33 takime me blutë ka kontribuuar në 33 gola.
Mesfushori me tipare sulmuese vazhdoi me këtë formë edhe në Kampionatin Evropian, pavarësisht se nuk u aktivizua rregullisht.
Ai dha asistin në golin e Oli Wotkins në gjysmëfinale kundër Holandës dhe realizoi në finale ndaj Spanjës.
Palmer firmosi një kontratë shtatë vjeçare me blutë ku përfiton 80 mijë paund në javë, e është një ndër futbollistët më pak të paguar te londinezët.
Sipas tabloidit “The Telegraph”, drejtuesit e Chelsea do ta shpërblejnë mesfushorin me rritje të pagesës gradualisht, e sipas tyre kjo politikë do të bëjë që ai të vazhdojë të jetë pjesë e bluve edhe për 10 vitet e ardhshme.
22 vjeçari nuk udhëtoi me shokët e ekipit drejt SHBA për turin parasezonal. Por pavarësisht angazhimit në europian, ai iu rikthye stërvitjes 48 orë pas finales të së dielës, duke punuar në palestër me trajnerin e tij personal.
Klan News