Takimi mbi shtatë orësh i së martës, i ndërmjetësuar nga Brukseli mes dy kryenegociatorëve të Kosovës Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç të Serbisë pati si arritje vetëm uljen në një tryezë të palëve, por që nuk prodhoi ndonjë rezultat.
Emisari i Posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak si ndërmjetësues i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit në një reagim në rrjetet sociale nuk dha ndonjë detaj nga bisedimet duke shtuar se kanë folur për një sërë çështjesh dhe kanë rënë dakord vetëm për hapat vijues.
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, duke akuzuar Beogradin për refuzim të pranimit të marrëveshjes themelore, tha se në këtë takim i ka qëndruar tre kushteve që i janë paraqitur nga Kryeministri Albin Kurti.
Por Beogradi zyrtar hodhi poshtë akuzat e Bislimit, duke deklaruar se është Prishtina që e vret dialogun, duke refuzuar të diskutojë mbi krijimin e asociacionit të komunave serbe, për personat e zhdukur apo dhe energjinë.
Sinjalet që të ketë një takim të shpejtë nuk pritet të ketë, pasi vetë Bislimi tha se palët mund të takohen pas sezonit veror.
Tv Klan