Tre partitë PS, PD dhe LSI u ulën sot në tryezën e bisedimeve për Reformën Zgjedhore dhe arritën një marrëveshje paraprake.

Por a përfshin ky dokument zgjedhjet e parakoshme, një kërkesë kjo e artikuluar disa herë nga Partia Demokratike?

Përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri, i ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, u shpreh se zgjedhjet e parakohshme nuk pëfshihen në këtë dokument.

Por, as nuk e mohon nëse mazhoranca gjykon në të ardhmen nëse vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Çështja e zgjedhjeve të parakoshme nuk është pjesë e atij dokumenti. Nëse në një situatë të caktuar mund të gjykojë kjo mazhranë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, atëherë do ta gjykojë kjo mazhorancë. Ka pasur një vullnet të mirë nga të dyja palët dhe është produkt i mirëfilltë shqiptar. Ka qenë një reflektim i palëve për të gjetur një rrugëdalje. Palët do të përplasen në zgjedhje.

Kemi bërë kompromiset tona. Kjo mazhorancë i ka votat totale për ta bërë dhe vetë reformën. Por, kemi vendosur që t’i lëmë një pozicion opozitës në komisionin e Reformës Zgjedhore. Jemi të gatshëm të gjejmë modalitete bashkëpunimi”, u shpreh deputeti i PS Damian Gjiknuri. /tvklan.al