DiCaprio dhe Robert de Niro konfirmojnë se do të luajnë bashkë në të njëjtin film. Martin Scorsese premton profesionalizëm në prodhimin e ri kinematografik “Killers of the flower moon”, ku do të jenë bashkë Leonardo di Caprio dhe De Niro.
Dyshja do të luajë së bashku në filmin e ri që po përgatitet dhe që pritet ta ngrejë në një nivel tjetër aktrimin.
“Kam mësuar shumë nga De Niro dhe Scorsese. Jam i lumtur që mund t’i quaj bashkëpunëtorët e mi. Është nder i veçantë që pas rreth 30 vitesh do të kem mundësinë të luaj përkrah tyre në dramën e ardhshme të Martin Scorseses”, shprehet DiCaprio.
Edhe më parë, Scorsese ka realizuar filma shumë të suksesshëm me dy aktorët, ku secili prej tyre ka qenë protagonist në filma të ndryshëm. Saktësisht, DiCaprio në filmin “The Wolf of Wall Street” dhe Robert de Niro në prodhimin kinematografik “The Irishman”, që këtë vit u nominua në Gloden Globes për “Best Motion Picture-Drama”.
Dy ikonat kinematografike kanë luajtur bashkë në vitin 1993 në filmin “This Boy’s Life”, një prodhim i iniciuar nga vepra me të njëjtin emër e autorit Tobias Wolff, ku Robert ishte nën petkun e personazhit Hansen dhe DiCaprio interpretonte rolin “Toby”.
Klan Plus