Leonardo DiCaprio “nuk e mendon ndonjëherë të martohet”.
Aktori 50-vjeçar është i lidhur me modelen italiane Vittoria Ceretti, por “është i lumtur sesi janë gjërat mes tyre. Leo nuk e ndien nevojën që të vendosin unazën për t’i zyrtarizuar gjërat në sytë e tij”, thotë një burim për Page Six.
Yllit të filmave “i pëlqen shumë të kalojë kohë me Vittoria-n por nuk e sheh veten si bashkëshort”.


DiCaprio dhe 26-vjeçarja u njohën në Festivalin e Filmit në Kanë në maj të vitit 2023, vetëm një muaj para finalizimit të divorcit të saj nga DJ Matteo Milleri.
Ata u panë bashkë në plazhin e St. Barts pak pasi kishin kaluar disa pushime bashkë në Los Angeles.

Përpara modeles, DiCaprio pati një lidhje me Gigi Hadid dhe me Camila Morrone, me të cilën ishte i lidhur për 4 vjet para se të ndaheshin në verën e 2022-shit.
Ceretti u martua me DJ 36-vjeçar në janar 2020. Nuk është e qartë se kur u ndanë, por rreth fundit të vitit 2022 ajo nuk po postonte më foto të tijat derisa u ndanë zyrtarisht një vit më vonë./tvklan.al