Aktorët e famshëm, Kate Winslet  dhe  Leonardo DiCaprio   kanë vite që njihen dhe miqësia e tyre është folur jo pak edhe në media.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 vjet që kur “Titanic” bëri debutimin, 46-vjeçarja ka vazhduar të mbajë kontakte me aktorin. Në një intervistë me “The Guardian”, Winslet tregoi se së fundmi u takua me Di Caprion në Los Angeles për herë të parë në tre vite, një ribashkim që më parë ishte thuajse i pamundur për shkak të kufizimeve COVID-19.

“Nuk mund të ndaloja së qari. Unë e njoh atë për gjysmën e jetës sime!”, tregoi Kate.  Ashtu si shumë miqësi në mbarë botën, na ka munguar njëri-tjetri për shkak të COVID”, vazhdoi fituesja e çmimit “Oscar”.

Winslet u takua me DiCaprion në vitet ’90 ndërsa punonte për filmin Titanikun. Ata u ribashkuan në filmin “Revolutionary Road,”  të 2008- ës , ku luanin një çift të martuar të cilët  luftonin për marrëdhënien e tyre.

Klan News