Aktori i njohur hollivudian Leonard DiCaprio ka shprehur publikisht mbështetjen për Kamala Harris, zv/Presidenten amerikane e cila në zgjedhjet e 5 Nëntorit garon për t’u bërë Presidente përballë rivalit Donald Trump.
Në një video-mesazh për ndjekësit e tij, DiCaprio tha se mbështet fushatën presidenciale të Harris për shkak se ajo ka mbrojtur kauzat mjedisore, për të cilat DiCaprio është i angazhuar personalisht.
Në video-mesazhin e tij publik, fituesi i çmimit Oscar akuzoi Donald Trumpin se ka mohuar faktet për ndryshimet klimatike. Ndërsa vuri në duke se Kamala Harris ka ndihmuar në disa çështje të rëndësishme që lidhen me klimën në SHBA.
DiCaprio vlerësoi Harrisin duke thënë se nën udhëheqjen e saj, do të realizohen politika ambicioze klimatike.
Kështu, Leonardo DiCaprio u bashkohet shumë emrave të njohur hollivudianë që kanë shprehur publikisht mbështetjen për Kamala Harris, si George Clooney, Taylor Swift, Billie Eilish, Kerry Washington, Sarah Jessica Parker, Eminem, John Legend.
Megjithatë, jo të gjithë VIP-at e kanë mbështetur, por kanë folur në favor të Donald Trump, të tillë si Mel Gibson, Zachary Levi, Hulk Hogan, Amber Rose etj.