Një piton 1 metër e gjysmë u kap i fshehur në ballkonin e një familjeje australiane, që për fat të mirë arriti ta dallonte, pasi zvarraniku ishte fshehur në një vend ku askush nuk mund ta shihte.
Pitoni u kap nga ekspertët, të cilët u njoftuan nga familja që jeton në Queensland.
Ai ishte fshehur poshtë një kolltuku që ndodhej në ballkonin e shtëpisë, siç mund të shihet edhe në këtë foto të publikuar në rrjetet sociale nga kompania që u kujdes për kapjen e tij.

Fotografia u botua së bashku me një pyetje: “Le të shohim nëse mund ta dalloni gjarprin në foto. Pikë bonus nëse arrini të gjeni gjithashtu specien”.
Ndonëse jo e lehtë për ta dalluar zvarranikun, shumë arritën ta gjenin.
Kishte edhe nga ata që kaluan minuta të tëra, por nuk patën sukses. “Ose unë jam i verbër, ose aty nuk ka gjarpër… kam 10 minuta që shoh foton“, shkruajti një përdorues. /tvklan.al