Gjatë shekullit të XVII-të, pirja e kafesë dënohej me vdekje. Në atë kohë, besohej se kishte efekte që ndryshonin mendjen. Për fat të mirë, tani ne mund të pimë kafe sa të duam dhe shumëllojshmëria e përbërjeve që ajo përmban ka përfitime për shëndetin tonë. Por ende ka shumë diskutime rreth faktit se sa kafe duhet të pimë gjatë një dite.
Sasia e duhur e kafesë ka përfitime të mëdha për zemrën tuaj.
Një grup shkencëtarësh nga Gjermania kanë zbuluar se kafeina bën që qelizat në enët tona të gjakut të reagojnë në një mënyrë të caktuar. Përmirëson mënyrën e funksionimit të këtyre qelizave dhe i bën ato si të reja. Studiuesit besojnë se sasia optimale e kafesë që na duhet për ta mbajtur zemrën më të re është 4 filxhanë në ditë.
Gjatë viteve, studiuesit kanë vërejtur se njerëzit që e konsumonin rregullisht kafen, kanë më pak të ngjarë të preken nga kushte të ndryshme shëndetësore përfshirë sëmundjet e zemrës, goditjet në tru, lëndimet, sëmundjet e frymëmarrjes, infeksionet dhe diabetin. Një studim masiv i 400,000 njerëzve në SH.B.A. zbuloi se njerëzit që pinë kafe çdo ditë kishin më pak të ngjarë të vdisnin nga ndonjë shkak sesa njerëzit që ndërpresin kafeinën.
Por mos e tepro!
Njerëzit që pinë rregullisht shumë kafe mund të përgatiten për disa ndërlikime shëndetësore. Pirja e më shumë se 6 filxhanëve kafe çdo ditë mund të rrisë rrezikun e sëmundjes së zemrës deri në 22%, sipas një studimi.
Çfarë e bën kafenë tuaj jo të shëndetshme?
Nëse jeni duke pirë më shumë se 6 filxhanë kafe në ditë, nuk është vetëm kafeina që mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj. Shumë njerëz i hedhin kafes së tyre sheqer dhe krem që shtojnë kalori dhe yndyrë, të cilat nga ana tjetër mund të çojnë në çështje të mundshme shëndetësore. Është e vërtetë që sasia e duhur e kafesë së zezë zvogëlon rrezikun e diabetit, por duke i shtuar ëmbëltues, krem dhe aromatizues mund të rrisin nivelet e sheqerit në gjak. /tvklan.al