Shpallja e Fredi Belerit si kandidat për eurodeputet nga kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis nuk ka gëzuar mbështetjen e një pjese të rëndësishme të drejtuesve të partisë ‘Demokracia e Re’.
Sipas mediave greke kundër kandidaturës së Fredi Belerit janë shprehur ministri i Jashtëm i Greqisë, Jorgos Gerapetritis, zëvendësministrja e Jashtme, Aleksandra Papadhopulou si dhe Ministri i Shtetit Aqis Skertcos.
Ata kanë argumentuar kundërshtimin e tyre me faktin se vendosja e Belerit në listën e kandidatëve për eurodeputetë nga një parti greke, do ta kthente kërkesën për lirimin e tij nga burgu në një çështje dypalëshe dhe jo problem europian, siç Athina synon ta kthejë.
Po kështu ata i druhen faktit se kandidimi i Belerit nga ‘Demokracia e Re’ si një përfaqësues i Greqisë do të dobësonte kërkesat për të drejtat e minoritetit grek si shtetas të Shqipërisë.
Klan News