Në ditën botërore kundër diabetit jepet alarmi se kjo sëmundje po prek gjithnjë e më tepër njerëzit. Aktualisht rreth 4% e popullsisë vuan nga diabeti , ndërsa nuk janë rritur edhe rastet e fëmijëve. Sipas specialistëve një nga arsyet e rritjes së rasteve me diabet është e mënyra e të ushqyerit.

Ferçor Agaçi: “Në qoftë se në viti 1985 diabeti kapte 0.8% të popullatës në tërësi për të gjitha grupmoshat, tani ka vajtur rreth 4%. Në Shqipëri janë rreth 1000 fëmijë diabetik, ndikojnë shuam Fast-food që po shtohen shumë, pijet e ëmbla, pijet e gazuara edhe obeziteti ose dhjamëzimi po kap afërsisht shifrën 7-8% në popullatën tonë.”

Sëmundja e diabetit, qëndron e fshehtë tek disa persona, ndaj mjekët bëjnë apel për kryerjen e testit për të parë nëse vuajnë apo jo nga diabeti, ndërsa e rendisin këtë sëmundje si shkaktare të infarktit të miokardit, verbimit si dhe dëmtimit të trurit, ndërsa në shuam raste kjo sëmundje të çon në invaliditet./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami

Operator: Ben Haxhiaj

Montazh: Renis Zela