Kjo është panorama e akseve kryesore rrugore te kryeqytetit mëngjesin e 14 Shtatorit, ne ditën e pare te shkollës. Qindra automjete te bllokuara ne çdo rruge, trafik, zhurme, kaos.
Shtimi i numrit te efektivave policore nuk ka funksionuar. Shkelja e rregullave te qarkullimit është rutina e zakonshme qe e rendon trafikun. Ne këto raste punonjësit e policisë luajnë rolin e spektatorit.
Mungesa e sinjalistikës është një tjetër shkak i këtij kaosi. Semaforët shpesh nuk punojnë ose janë vendosur gabim.
Lëvizja me makine ne kryeqytet është një makth i përditshëm, me bllokimet e rrugëve për minuta te tera, parkimet dyshe apo treshe ne akset kryesore e ne rruge dytësore, mungesën e parkingjeve, shkeljet flagrante te rregullave te qarkullimit, sehirin e policisë rrugore apo indiferencën e bashkisë për te vendosur njëherë e mire një sinjalistikë orientuese te denje për një metropol./tvklan.al