Lebron James realizoi një tjetër arritje historike në karrierën e tij të paprecedentë në NBA, duke u bërë basketbollisti i parë që shënon 50,000 pikë, pasi shënoi një trepikësh në çerekun e parë të ndeshjes në shtëpi të Lakers ndaj Pelicans.
40-vjeçari mban rekordin si basketbollisti që ka shënuar më shumë gjatë sezonit të rregullt, pasi theu rekordin e të gjitha kohërave të Kareem Abdul-Jabbar në Shkurt 2023, që mbahej prej 39 vitesh.
Lebron mban gjithashtu rekordin e të gjitha kohërave për pikë të shënuara në playoff, duke lënë pas ikonën Michael Jordan në Maj të 2017.
E pavarësisht 40 viteve mbi shpatulla, James nuk ka treguar asnjë shenjë të ngadalësimit të ritmit në sezonin e tij të 22 në NBA.
Basketbollisti i Lakers u përgjodh si Lojtari i Muajit i Konferencës Perëndimore për Shkurtin, duke e çuar rekordin e tij në NBA në 41 çmime mujore, duke përfshirë tre me Lakers.
Ai është gjithashtu basketbollsiti më i vjetër që e ka fituar çmimin, duke kaluar rekordin e mëparshëm të vendosur nga Karl Malone 37 vjeç me Utah Jazz në Nëntor të vitit 2000.
Tani me Luka Donçiç në ekip, katër herë fituesi i NBA kanë udhëhequr Lakers drejt një ecurie mjaft të mirë, ku kanë gjashtë fitore radhazi në Konferencën Perëndimore.
Klan News