Pas situatës së zjarreve shkatërruese në Los Angelos, këtë herë qyteti në Kaliforni është përfshirë nga përmbytjetet dhe rrëshqitjet e dheut.
Kjo zonë nuk kishte përjetuar reshje të konsiderueshme për tetë muaj. Stuhia më e madhe e dimrit ka dëmtuar shtëpitë dhe automjetet në Kaliforninë Jugore.
Në Hollywood Hills, ku ndodhen shtëpitë luksoze të yjeve të filmit, një nga rrugët kryesore, u bllokua gjithashtu.
“U kërkojmë të gjithë banorëve që të shmangin drejtimin e automjeteve gjatë pikut të stuhisë dhe të tregojnë kujdes ekstrem”, tha Erik Scott, zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve.
Autoritetet lokale ishin përpjekur në javët e mëparshme të kufizonin erozionin e tokës me diga betoni dhe punime të tjera fortifikuese.
Zonat e djegura së fundmi janë veçanërisht të rrezikuara që të preken nga rrëshqitje, pasi toka është zhveshur nga bimësia.
Klan News