Luka Donçiç bleu një shtëpi me vlerë 15 milionë Dollarë në qytetin e Dallasit, disa ditë përpara se të ndodhte transferimi i bujshëm te Los Angeles Lakers.

Për mediat amerikane ish-ylli i Maveriks, Chandler Parsons zbuloi se Donçiç qau, menjëherë pasi mori vesh se ai do të ndryshonte skuadër. Kalimi i tij te Lakers, do të bëjë që në sezonin e ardhshëm të luajë me ikonën e NBA LeBron James, ndërsa e gjithë bota e basketbollit amerikan ende po e diskuton impaktin e madh të këtij kalimi.

Ylli slloven e ka kaluar të githë karrierën e tij te Maveriks. Ai është përzgjedhur pesë herë në ekipin më të mirë të NBA-së. Ndeshja e fundit e Donçiç-it me skuadrën nga Dallasi ishte në ditën e Krishtlindjeve, ndërsa më pas ai ka qëndruar jashtë për shkak të në dëmtimi në pulpë.

Pritet që basketbollisti të bëjë debutimin me skuadrën nga Los Angelos më 14 Shkurt. Për drejtuesit e Lakers, Donçiç shikohet si ylli i ri i ekipit për vitet në vazhdim, duke marrë në konsideratë talentin e tij dhe impaktin në NBA.

Me karrierën e LeBron James që po shkon drejt perëndimit, një nga ekipet më popullore të basketbollit amerikan po bëhen gati për epokën e re, me në qendër Luka Donçiçin.

Klan News