Divorci mes Ben Affleck dhe Jennifer Lopez është çështje ditësh.

Aktori bleu shtëpinë e tij të re, në të cilën do të jetojë i ndarë nga JLo ,shenjë kjo se martesa mes tyre ka marrë fund shkruan media rozë TMZ.

Affleck  e bleu shtëpinë për 20.5 milionë dollar në Los Angelos.

Çifti në heshtje u përpoqën të shisnin shtëpinë e tyre në Beverly Hills në Qershor, por nuk kishte blerës, kështu që ata e hodhën zyrtarisht në treg më 11 Korrik për 68 milionë dollarë.

Asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar ndarjen, por një sërë ngjarjesh që kanë ndodhur muajt e fundit nuk lënë vend për dyshime.

Lopez festoi ditëlindjen e saj pa Ben Affleck dhe gjithashtu u vu re se artistja nuk mban më gjerdanin me emrin e Ben Affleck.

Mediat e huaja gjithashtu bëjnë të ditur se përvjetorin e martesës ata e kanë kaluar veçmas, ndërsa  mësohet se edhe Lopez po kërkon një shtëpi të re.

Klan News