Para disa javësh, artistja shqiptare Hueyda El Saied u shua në moshën 46-vjeçare. E lindur në Shqipëri dhe me origjinë nga Sudani, El Saied jetonte prej vitesh në Luksemburg me bashkëshortin Thierry dhe djalin e vogël, Gabriel.

El Saied mësohet se vuante nga një sëmundje e rëndë, me të cilën nuk mundi ta fitonte betejën.

Pas lajmit që trishtoi gjithë vendin, bashkëshorti i saj, Thierry ka vendosur që të mbajë të hapur profilin e saj në “Instagram”, ku bën herë pas here postime në kujtim të partneres së tij të ndjerë.

Së fundmi, Thierry ka bërë një dedikim të ndjerë me rastin e ditëlindjes së djalit të Hueydas, Gabriel, krahas së cilës ka bërë publike një kolazh fotosh, ku shfaqet vogëlushi me të dhe nënën e ndjerë.

“Gëzuar ditëlindjen Gabriel. 7 vjeç sot. Mami dhe unë jemi shumë krenar për ty. Të duam shumë djali im. Të fortë së bashku. Babi jot”, ka shkruar ai./tvklan.al