Artistja shqiptare Hueyda El Saied është shuar në moshën 46-vjeçare. E lindur në Shqipëri dhe me origjinë nga Sudani, El Saied jetonte prej vitesh tashmë në Luksemburg me bashkëshortin Thierry dhe djalin e vogël, Gabriel.

El Saied mësohet se vuante nga një sëmundje e rëndë, me të cilën nuk mundi ta fitonte betejën. Ajo u shua mëngjesin e kësaj të marte në një spital të Luksemburgut.

Bëhet me dije se artistja do të prehet në Luksemburg dhe homazhet në nder të artistes do të mbahen në orën 15:00 deri në 20:00 tek rruga e Dibrës pranë Medresesë.

Hueyda El Saied ishte një figurë tejet e njohur për publikun shqiptar. Ajo ishte një artiste multidimensionale: Prezantuese, balerinë, këngëtare, piktore e madje edhe shkrimtare./tvklan.al