Alban Xhihani dhe Florian Myrtaj janë dy komentatorët të cilët shoqëruar ndeshjet e Kombëtares shqiptare në sfidat e saj në Kampionatin Europian.
Të ftuar në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, tashmë ata nuk kanë se si t’u shpëtojnë komenteve për raportin e tyre profesional nga paneli i të ftuarve dhe nga vetë moderatorja, Marina Vjollca.
“Alban Xhihani më shumë do Florian Myrtajn se sa gruan,” tha moderatorja mes të qeshurash teksa përcjell raportin e mirë bashkëpunues që kanë dy komentatorët.
Marina Vjollca: Myrtaj çfarë i ke bërë këtij Xhihanit sepse sa kohë ka që ne po përgatiteshim për Europianin, Xhihani që në fillim dhe deri tani, Florian Myrtaj, Florian Myrtaj. Çfarë ndodh? Më duket sikur do më shumë Florian Myrtajn se gruan, është e vërtetë?
Alban Xhihani: Kam thënë edhe Alban Bushi, kam thënë Arjan Peço, kam thënë edhe Kaçin pse më fut në sherr.
Marina Vjollca: Florian Myrtaj është njësoj si me thënë Alban Xhihani-Florian Myrtaj.
Florian Myrtaj: Kemi një lidhje profesionale ka kaluar disa vite, ka kaluar mirë, kështu që besoj se vetëm ajo ndikon.
Marina Vjollca: Jo, jo. Një lidhje e frytshme.
/tvklan.al