E gjithë Bashkia Patos, përfshi edhe njësitë administrative të saj, brenda Korrikut 2025 do të kenë furnizim 24 orë me ujë.
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku inspektoi nga afër për ujësjellësin e ri të kësaj bashkie, nga i cili pritet të furnizohen rreth 40 mijë banorë.
Ministrja Balluku bëri të ditur se për të ulur kostot e ujësjellësit, edhe në këtë depo do të instalohen panele diellore për prodhimin e energjisë.
Ministrja theksoi se krahas investimeve e rëndësishme është edhe reforma dhe përmirësimi i situatës financiare të shoqërive të ujësjellësve.
Tv Klan