Në tunelin e Murrizit po punohet për detajet e fundit dhe pritet të hapet më 14 Mars. Kështu tha zv/kryeministrja Belinda Balluku gjatë inspektimit të kësaj vepre të rëndësishme.
“Që të gëzojmë të gjithë së bashku me 14 Mars, bashkë me pranverën hapim edhe rrugën e Arbrit, një nga rrugët kombëtare më të rëndësishme. Ne do të hapim tunelin e Murrizit për akses për të gjitha automjetet dhe drejtuesit e automjeteve në drejtim të Tiranës dhe në atë të Dibrës”, tha Belinda Balluku.
Sipas Ballukut, hapja për qarkullimin e automjeteve do të zvogëlojë distancën mes Tiranës dhe Dibrës si dhe pritet të ketë impakt të madh në turizëm.
“Një nga rrugët të cilat padyshim do të shënojë rritjen ekonomike të të gjithë kësaj zone dhe do të shënojë rritjen e sektorit turistik tashmë për veriun. Ne ndërkohë vazhdojmë punojmë në këto momente me tunelin ndihmës i cili është pjesë e këtij projekti, tuneli i emergjencës, pra siç e quajmë, dhe me të gjitha daljet e tij”, tha Balluku.
Tuneli i Murrizit ka një gjatësi prej 3.8 kilometrash është vepra më e rëndësishme e rrugës së Arbrit.
Klan News