SPAK: Nuk kemi konfirmim zyrtar nga autoritetet
Tre muaj nga arrestimi në Turqi, duket se drejtësia atje i ka dhënë dritën jeshile ekstradimit drejt vendit tonë të Dritan Rexhepit.
Informacioni u bë i ditur nga avokatja e të shumëkërkuarit në Shqipëri, Joana Qeleshi, në sallën e gjyqit. Sipas saj, gjykatat kanë miratuar kërkesën për ekstradim dhe tashmë mbetet në dorën e ministrit të Drejtësisë turke.
Edhe pse ky informacion u bë i ditur nga avokatja në seancën gjyqëosre, ky Rexhepi po gjykohet në mungesë për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës disa vite më parë, SPAK thotë zyrtarisht se ende nuk kanë një përgjigje zyrtare nga autoritetet.
I shumëkërkuari është dënuar nga drejtësia shqiptare për vrasje dhe është në gjykim për dyshimet se ka urdhëruar rrëmbimin e Jan Prengës, pas grabitjes së një sasie kokaine nga i vëllai i këtij të fundit në Angli.
Rexhepi gjithashtu kërkohet edhe nga autoritetet italiane për çështje të trafikut të drogave, si një nga drejtuesit e një grupi kriminal.
Tv Klan