Shkencëtarët e Oksfordit po synojnë të zhvillojnë një vaksinë për njerëzit me një gjendje gjenetike që rrit rrezikun e tyre për disa lloje të kancerit, e quajtur ndryshe sindroma “Lynch”.

Kjo sindromë shkaktohet nga një mutacion gjenetik që rregullon gabimet në ADN-në kur kopjohet, gjë që mund të çojë në rritjen e pakontrolluar të qelizave. Njerëzit të cilët janë të diagnostikuar me këtë sëmundje, kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit të kancerit të zorrëve, mitrës dhe vezoreve.

“Ndërsa puna jonë është në fillimet e saj, ne jemi të ngazëllyer nga prespektiva e një vaksine që mund të përdoret potencialisht për të parandaluar llojet e shumta të kancerit që zakonisht ndodhin te njerëzit me këtë sindromë. Qëllimi ynë është që të ofrojmë përmirësime të prekshme në mbijetesë,” tha profesori Simon Leedham.

Më shumë se 1 raste ç do vit të kancerit të zorrëve në Angli shkaktohen nga sindroma “Lynch”, kjo gjendje mendohet që të rrisë rrezikun e sëmundjes gjatë gjithë jetës me rreth 80%.

Studiuesit e Universitetit të Oksfordit janë shprehur se në bazë të studimit të bërë mund të jenë në gjen dje që të krijojnë një vaksinë e cila mëson sistemin imunitar të dikujt me këtë çrregullim, që të njohë dhe të shkatërrojë qelizat përpara se ato të shndërrohen në masë tumorale.

Si pjesë e projektit të njohur si “LynchVax”, shkencëtarët do të analizojnë qelizat nga pacientët me sindromën “Lynch” që po tregojnë shenja të kancerit.

Ata do të përdorin gjetjet e tyre për të përcaktuar se cilat pjesë të një qelize para-kancerogjene mund të sulmohen nga sistemi imunitar dhe nëse një qasje vaksine ka të ngjarë të funksionojë./tvklan.al