Dua Lipa ka folur për videon e vitit 2017 kur u bë një meme në rrjetet sociale. Ikona e muzikës pop rikujton videon e një koncerti që ajo mbajti në atë vit, ku gjithë vëmendja u përqendrua në mënyrën se si ajo kërcente.
Gjatë një interviste për “The Guardian”, ajo ka sqaruar se iu desh të bënte një pauzë në rrjetet sociale duke u larguar nga “Twitter” për shkak të videos dhe komenteve të shumta drejtuar saj.

Përveç kësaj, ajo përmend edhe komentet pas fitores së çmimit “Grammy”, ku disa ndjekës shkruanin se ajo nuk e meritonte çmimin pasi nuk kishte prezencë skenike.
“Në sytë e publikut, po kuptoja se kush isha si artiste, si interpretuese. E gjithë kjo po ndodhte kur isha 22, 23 vjeç dhe ende duke u rritur”, shpjegon ajo.
Por teksa fama e Duas rritej, ylli i muzikës thotë se pasi doli projekti i vitit 2019, Don’t Start Now, shumë fansa filluan të ndryshonin mendimin e tyre për aftësitë e saj performuese në skenë.
Klan News