Kur Gold AG ka ardhur për herë të parë në programin “Rudina” në Tv Klan, priste që të bëhej baba për herë të parë. Rikthimi i tij tashmë është si baba i dy djemve, Guerilit dhe Frontit. Ai shprehet se i ka dashur gjithnjë fëmijët, por i thoshin se do ta përjetonte ndryshe kur të bëhej baba. Tashmë këtë e konfirmon dhe tregon ndjesinë ndryshe që po përjeton.
Gold AG: Në momentin që jam bërë baba, vërtet kam kuptuar një ndjenjë shumë më ndryshe. Jam ndier shumë më burrë, i kam thënë vetes tani ke një përgjegjësi pak më të madhe edhe si prind, edhe si bashkëshort, edhe si djalë i një nëne dhe ia di më shumë edhe nënës ato që ka hequr me mua. Tani edhe fëmijëvën ka raste kur nuk e zë gjumi natën, duhet të rrish zgjuar, ose nusja, ose unë për të parë mos ka temperaturë, mos kollitet, mos ftohet, mos djersitet, gjëra të ndryshme të fëmijës kështu që nuk është e lehtë të rrisësh një fëmijë, është një sakrificë shumë e madhe por është një dhuratë që vetëm Zoti na e fal. Zoti më ka dhënë shumë dhurata të mira në jetë, ama fëmijët nuk do i kisha ndërruar me asgjë.
Emrat e djemve janë gjithashtu tepër të veçantë por kanë edhe një kuptim të fortë dhe të ndërlidhur. Gold AG i ka zgjedhur qëllimisht që të tregojnë një histori dhe të plotësojnë njëri-tjetrin. Njëkohësisht, nuk mungojnë as planet për zgjerimin e familjes.
Gold AG: Guerili ka lindur në Ditën e Flamurit dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka dalë publikisht më 28 Nëntor. Ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë qenë ushtarë guerilë, duke nisur prej Adem Jasharit, Zahir Pajazitit e shumë të tjerë dhe pastaj i vendosa emrin Gueril, edhe pse dukej i veçantë, interesant por është djali im, ia vë si të dua. Më vonë për të dytin kisha problem që çfarë t’ia vija dhe thashë për çfarë ka nevojë Guerili? Ka nevojë të ketë Frontin.
Rudina Magjistari:Do rritet Fronti, do i thotë pse unë i pari?
Gold AG: Jo, edhe në këngë kur i kam bërë se i kam bërë këngë edhe Guerilit, edhe Frontit dhe kam thënë “Guerilit i është dashur një Front, pranë njëri-tjetrit dukeni më hijshëm, kurrë mos u ndani e bëhuni të pathyeshëm” kështu që të dy pa njëri-tjetrin s’bëjnë. Guerili, se vërtet e kam menduar gjatë, s’mund të jetë as Gueril por edhe Fronti nuk është Front nëse s’e ka mbrapa një Gueril kështu që të dy duhet të mbrojnë njëri-tjetrin.
Rudina Magjistari:Plotësojnë njëri-tjetrin të lidhur ashtu bashkë përgjithmonë.
Gold AG: Dashtë Zoti tani i vjen ndonjë motër ose vëlla tjetër…
Rudina Magjistari:Ah paskemi plane tani rrugës, të afërta?
Gold AG: Plane ka sa të duash. Nuk është se ka diçka të re, ama sa i përket planeve unë kam shumë qejf, edhe 10 s’do isha ndalur.
Rudina Magjistari:Por s’e vendos vetëm ti, ëështë edhe bashkëshortja që e vendos kështu që duhet të marrësh edhe mendimin e saj.
Gold AG: Edhe ajo i ka qejf kështu që veç dashtë Zoti se ne në rregull jemi./tvklan.al