Morena Taraku ka një boshëllek të madh në jetën e saj pasi para shumë vitesh ajo ka humbur nënën e saj.
Herë pas here, Morena ndan me ndjekësit dhimbjen e madhe që ka duke jetuar pa të ëmën.
Së fundmi ajo ka bërë një postim në InstaStory, ku e ka kujtuar nënën e ndjerë me fjalët më prekëse. Taraku ka ndarë me ndjekësit një çast që e ka sjellë pas në kohë, plot 17 vite më parë kur e ëma ishte në jetë.

‘Nuk kisha ndie kohë të gjatë erë të qumështit të zier… Isha tek një shoqe dhe nëna saj kishe vënë qumështin të ziej për të bërë kos, o Zot për një moment më doli nëna ime përpara se kishte plot 17 vite të tëra që nuk kisha nuhatur erë të tillë në kuzhinën e shtëpisë time…më dolën lot. Po qaja si fëmijë nuk më kishte ndodhur kurrë… se di pse desha ta ndaj me juve… Duajini nënat sepse janë bota e njerëzimit.. Gjitha nënat e botës meritojnë dashuri pa fund’, ka shkruar Morena në postimin e saj në InstaStory. /tvklan.al