Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku është një personazh shumë i pëlqyer dhe i ndjekur në rrjetet sociale. Ajo shpeshherë nuk ngurron të publikojë në rrjetet e saj sociale edhe mesazhe të ndryshme thumbuese.
Në postimin e fundit, Morena shfaqet nga shtëpia e saj luksoze me një palë bikini të bardha.
Përveç formave të saj trupore, ajo që ka tërhequr vëmendjen është edhe mbishkrimi bashkëngjitur fotos.
“Më pëlqejnë mesazhet e ish-të dashurve të mi, kur ata duan një shans të dytë”, shkruan modelja.
Postimi i saj mori vëmendje të madhe nga ana e fansave, që nuk i kursyen komentet e tyre në drejtim të modeles./tvklan.al