Kreu i SPAK, Altin Dumani ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me politikën teksa ka shtuar se të gjithë karrierën e tij e ka ndërtuar jashtë saj.
Në fjalën e tij në Kuvend, Dumani ka theksuar se është një prokuror i Shqipërisë që për momentin është i atashuar pranë Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion dhe që çdo ditë të punës përmbush detyrimet e tij ligjore.
Altin Dumani: Unë nuk jam pjesë e politikës, nuk kam asnjëlloj lidhje me politikën. Të gjithë karrierën time e kam ndërtuar të tillë, jashtë politikës dhe besoj se ka qenë një karrierë shumë normale duke kaluar të gjithë hallkat e sistemit, duke angazhuar në funksione, në detyra të vështira, por kudo që më ka rënë rasti të punoj jam përpjekur të bëj më të mirën time.
Patjetër që edhe ne mund të gabojmë, por jo qëllimisht, asnjëherë. Por që të jem unë i lidhur me politikën, as që bëhet fjalë. Unë jam thjeshtë një prokuror i Republikës së Shqipërisë që për momentin jam i atashuar pranë SPAK dhe që përpiqem të përmbush detyrimet e mia ligjore, kushtetuese çdo ditë të punës time.
/tvklan.al