Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Spitallë në Durrës, ku një automjet i drejtuar nga një i ri ka përplasur një këmbësore pranë vijave të bardha.

Gazetarja e Klan News Enkeleda Arapi raporton se sipas burimeve nga vendngjarja, e moshuara rreth 75 vjeç ka pësuar fraktura në të dyja këmbët dhe është transportuar me urgjencë në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë policia e Durrësit ka konfirmuar se drejtuesi i automjetit është shoqëruar dhe po merret në pyetje për rrethanat e ngjarjes./tvklan.al