Ka folur për mediat Shefi i Urgjencës së Traumës në Tiranë. Gjovalin Bushi shpjegoi gjendjen shëndetësore të dy pacientëve që erdhën nga spitali i Lushnjes, të dëmtuar si pasojë e shpërthimit të sotëm.


Për deputetin Bujar Çela u shpreh se do i nënshtrohet një ndërhyrjeje të gjatë në kohë pasi duhet parë me kujdes te pjesa e barkut, megjithatë ai theksoi se nuk ka asnjë dëmtim serioz.

Ndërsa për të plagosurin tjetër, 42 vjeç tha se ai ka dëmtime në kokë dhe hematomë masive dhe aktualisht ndodhet në sallën e operacionit.

“42 vjecari, pacienti që mbërriti ndodhet në sallën e operacionit, ka hematomë masive. I dyti është deputeti, atje është intervenuar në kirurgjinë e Lushnjes, i kanë dhënë ndihmën e parë në Lushnje dhe tani sapo u fut në sallë. Ka disa dëmtime te barku, si gjendje është stabël. Do jetë ndërhyrje pak e gjatë, për efekt të kontrollit që do bëhet. Se ka cifle metalike që duhet të largohen. Pasi të dalë nga salla do ju japim sërish informacion”, u shpreh mjeku./tvklan.al