Rreth 17 mijë vaksina kundër gripit janë në dispozicion të qytetarëve në Durrës. Sipas autoriteteve lokale ka interes të lartë për të bërë injeksionin, kryesisht nga mosha e tretë.

Vetë qytetarët thonë se e bëjnë vaksinën për t’u mbrojtur nga sëmundjet.

Kjo është edhe periudha kur ka shtim të virozëve, por sipas mjekëve situata është e menaxhueshme.

Në muajt Tetor, Nëntor është edhe periudha kur ka më shumë fluks për të bërë injeksionin kundër gripit, por qytetarët mund ta marrin vaksinën gjatë gjithë stinës së dimrit.

Klan News