Plazhi i Durrësit mbetet një nga destinacionet më të njohura për pushimet verore në Shqipëri. Turistë nga e gjithë bota vizitojnë këtë qytet bregdetar për të shijuar bukuritë natyrore, plazhet dhe detin e pastër. Një nga arsyet kryesore që qyteti bregdetar i Durrësit po njeh rritje të turistëve mbetet infrastruktura e zhvilluar turistike, por edhe çmimet e arsyeshme.
Qyteti ofron një gamë të gjerë akomodimesh, nga hotele luksoze deri tek apartamentet dhe bujtinat më të vogla e të përballueshme. Restorantet dhe baret përgjatë bregdetit ofrojnë kuzhinë të shijshme shqiptare dhe ndërkombëtare, duke e bërë qëndrimin edhe më të këndshëm për vizitorët.
Për ata që janë të interesuar në historinë dhe kulturën, Durrësi ofron shumë vendndodhje historike, si Amfiteatri i lashtë romak, Torra Veneciane etj.
Tv Klan