Një 28-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Denis Loka ka mbetur i vrarë një sherri mbrëmjen e djeshme në Athinë.
Autorë dyshohet se janë dy vëllezërit, Enis dhe Aleksandër Loka, përkatësisht 17 vjeç dhe 19 vjeç, që rezultojnë të jenë edhe kushërinj të viktimës.
28-vjeçari është gjetur i mbuluar me gjak nga efektivët e policisë rrugore greke pranë një kryqëzimi dhe është nisur drejt spitalit me ambulancë, por fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë për shkak të një plage që ka marrë me thikë në qafë.
Krimi i rëndë ndodhi pak para mesnatës së të hënës në lagjen Kipseli, teksa dy vëllezërit e kanë goditur me thike kushëririn e tyre pasi janë përleshur me të, siç dallohet edhe në këto pamje.
Pasi kanë kryer krimin, ata janë larguar vrap nga vendi i ngjarjes, por janë vetëdorëzuar rreth 1 orë më pas.
17-vjeçari ka treguar në polici se ka qenë ai që ka plagosur për vdekje 28-vjeçarin, ndërsa vëllai i tij 19-vjeçar ka patur rolin e bashkëpunëtorit, pavarësisht se në vendngjarje policia gjeti 2 thika.
Mediat greke raportojnë se dy vëllezërit kishin lënë një takim me 28-vjeçarin, i cili kishte ardhur së fundmi në Greqi nga Shqipëria, pasi kanë pretenduar se kur kanë qenë fëmijë, janë abuzuar seksualisht nga kushëriri i tyre.
Tv Klan